Home » Sample Page » Kurti thirrje qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS

Kurti thirrje qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS

by REPUBLIKA ONLINE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrojnë automjetet e tyre me targa RKS sa më parë. Kurti tha se veturat që do të regjistrohen nuk do të duhet të kalojnë në proces doganor apo kontroll teknik pas regjistrimit fillestar.

Kurti ka publikuar një video në Facebook ku përshkruan vendimin më të fundit të qeverisë për targat dhe kartat e identitetit me Serbinë në një fjalim në gjuhën serbe.

“Thirrje qytetarëve të Republikës që targat ilegale t’i shndërrojnë në ato RKS me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë”, tha Kurti mes tjerash në adresimin e tij.

You may also like