Home » Sample Page » Gold Ag vizitoi Rexhep Selimin në Hagë: Veç i gzum e i pa mërzitun…

Gold Ag vizitoi Rexhep Selimin në Hagë: Veç i gzum e i pa mërzitun…

by REPUBLIKA ONLINE

Këngëtari i njohur shqiptar, Arian Agushi, të cilin publiku e njeh si Gold Ag, ka udhëtuar drejt Hagës për ta vizituar mikun e tij, Rexhep Selimin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas një poezie shkruar nga Gold Ag, Rexhep Selimi dhe të tjerët që janë në Hagë, janë mirë, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

TAKIMI ME REXHËN

Pas një kohe prap u pamë

Po s’mujtëm kangës me ja thanë

E shtrënguam njëri tjetrin

Sikur vëllau me vëllanë.

A po munesh i thash vlla?

Qysh jon knej kta krejt vllaznia?

M’tha ma mire kurr s’jena kon

Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Veç i gzum e i pa mërzitun

Takimi mallin shkrinë si dielli borën

N’syt e tij shifsha liri

E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

Si Xhafo Idrizi mu duk vetja

Kur i shkoi n’Paris Avnisë

O Avni o trimi Xhafos

T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem

Do t’kalon edhe kjo sprovë

Kjo punë hajr le t’jetë për neve

E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

HAGË, 29 Qershor 2022

You may also like