DMCA.com Protection Status

Dhëndri nga Skenderaji dhe nusja nga Tirana/ Dasma që ‘çoi peshë’ Prishtinën [VIDEO]

Ende pa nisur mirë sezoni i dasmave, një çift nga diaspora është përkujdesur që kurorëzimin e dashurisë ta kenë me një natë speciale në Prishtinë. Fisniku me prejaedhje nga Skënderaji dhe Letiana nga Tirana jetojnë që shumë vite në SHBA.

Por, dasma e tyre mbrëmë bashkoi trojet shqiptare ngase u mbajt në Prishtinë. Në një ambient përrallor, Fisi dhe Leti kishin përzgjedhur gjithçka në detaje. Sinan Hoxha dhe Yllka Kuqi ishin dyshja që u përkujdes për atmosferë, ndërsa nuk mungonin as ansamble, tupana, trupë baleti dhe gjithçka tjetër në këtë dasëm madhështore.

Katër flamuj kishin zënë vendin në katër anët e dasmës, ndërsa myafirët nuk ngurronin të hedhnin shumë dollarë për çiftin që shkëlqente në çdo element. Sellma, Kaci dhe Valdrini u përkujdesën që nusja të shkëlqente në dasmën madhështore, ndërsa Norik Uka për fotografitë.

Dasma që zgjati deri vonë pas mesnate është bërë virale kudo në rrjetet sociale ndërsa po merr mijëra shikime edhe në Tik-Tok.