




Gazeta para disa minutash ka raportuar për dyshimet se një 27-vjeçar nga Komuna e Deçanit ka kryer vetëv rasje.
Sipas burimeve të gazetës i riu në fjalë është Sh.Dobraj nga fshati Carrabreg.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, i cili tha se Policia është njoftuar lidhur me këtë rast dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e personit në fjalë.





“Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes dhe me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për Obduksion”, tha Gashi.