DMCA.com Protection Status

Vetëm në Kosovë: Kaçkavall me afat deri në vitin 2053 (FOTO)

Jo të gjithë njerëzit janë të vëmendshëm në afatin e përdorimit të produkteve ushqimore që i blen.

Megjithatë, atëherë kur tregohen të kujdesshëm, shpeshherë në dyqanet në Kosovë hasen produkte me afat të skaduar të përdorimit.

Por një rast interesant i ka ndodhur një qytetari në Prishtinë.

Sinjalizuesi ka dërguar fotografi të djathit të blerë, e ku për çudi ky produkt qumështi ka afat deri në vitin 2053.

Ajo çka e bënë të çuditshme këtë, aq gjatë mund të ruhen vetëm produktet e konservuara e jo ato të qumështit./GazetaSinjali/