




Dje ka vdekur B.B. në Klinikën Intenzive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte duke u trajtuar për gati tri javë, pasi ishte pIagosur nga një zyrtar policor që ishte në vetëmbrojtje.





Lajmin për vdekjen e të ndjerit e ka bërë të ditur për KlanKosova.tv Lavdim Morina, mjeku kujdestar në këtë klinikë.
B.B. ka vdekur sot rreth orës 15:00. Klan Kosova, para tri javësh, ka raportuar për këtë rast. Policia, me urdhër të prokurorisë, kishte bastisur një shtëpi në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të Prishtinës.