DMCA.com Protection Status

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Ferizaj

Gazmend Hyseni, 30-vjeçari nga Ferizaj i cili u v ra të shtunën në Ferizaj, nuk është cilësuar i dyshuar nga Policia e Kosovës për rastin e djegies së veturës së reperit Betim Januzi, vëllait të Qëndrim Januzit, të dyshuarit për v rasjen e tij.

Vetura e tipit Mercedes, në pronësi të reperit Buta, ishte djegur në muajin mars të këtij viti – rreth dy muaj para v rasjes me shtatë pIumba të Gazmend Hysenit.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Shtetit, e kzistojnë dyshime se akti i djegies së veturës ishte mosmarrëveshja që çoi në e kzekutimin e Gazmend Hysenit nga Qëndrim Januzi, autori i krimit i cili pretendonte se viktima kishte dorë në djegien e veturës së vëllait të tij.

Mirëpo, nga hetimet që Policia e Kosovës ka zhvilluar për rastin e djegies së veturës, i cili ishte hapur më 27 mars të këtij viti, Gazmend Hyseni nuk është i dyshuar për djegien e veturës së reperit Buta.

Drejtori i Policisë së Ferizajt, Basri Shabani, tha për Paparacin se vetura ishte djegur më 27 mars, kurse kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Ferizajt në mesin e muajit maj.

“Rasti ka ndodhur diku me 27 mars të këtij viti. Hetimet janë vazhduar diku ka mesi i këtij maji. Kallëzimi penal është dërguar nga mesi i këtij viti në Prokurori. Por, kjo nuk do të thotë që kanë përfunduar hetimet. Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka dëshmi se tanimë i ndjeri ka qenë i dyshimtë për vdekjen e veturës”, tha ai për Paparacin.

Shabani tha se Policia deri më tani ka intervistuar disa persona si të dyshuar dhe dëshmitar lidhur me ngjarjen.

“Për 2 muaj rresht janë intervistuar disa persona në cilësinë e të dyshuarve dhe të dëshmitarëve janë intervistuar. Një mund ta them që i ndjeri tani më nuk ka qenë i dyshuar për djegien e veturës”, shtoi ai.

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzit.

Ky i fundit aktualisht ndodhet në spital, pasi që gjatë arrestimit njëri nga zyrtarët policorë ka shtënë me armë në drejtim të tij.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, njoftonte Policia të shtunën.

Gjatë ditës së djeshme Kastriot Zenuni, avokati i Qëndrim Januzit, ka deklaruar se viktima i kishte dërguar fotografi të arkivolit Butës.

”Sipas familjarëve të të dyshuarit, i ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit në rrjete sociale reperit Buta”, tha ai në RTV Dukagjini./Paparaci.com