DMCA.com Protection Status

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë i bën horë portalet kosovare: Pse gënjyet për Albin Kurtin? (DEKLARATA)

Gazetaria joprofesionale dhe analistët e pandershëm e detyrojnë të reagoj edhe Ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në lidhje me shpifjet e disa mediave shqipe rreth vizitës së Kryeministrit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

Ambasadori i ndruar i SHBA-ve ka reaguar ashpër rreth raportimeve “çorientuese” siq shprehet ai, se kinse kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në SHBA nuk qenka pritur në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, por jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Ambasadori amerikan e demanton shpifjen “çorientuese” të medias, dhe ka tshtuar se është i befasuar me, siç ka thënë ai, “me raportimet të pasakta dhe çorientuese” sa i përket vendit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.

“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan”, shkruan Hovenier.