DMCA.com Protection Status

“Shok janë kanë, kanë pas probleme mes veti, “Strella” ishte me Feron para se të vritej edhe qe ku erdh puna te pIumbi”(VIDEO)

Të shtunën ndodhi ngjarja tragjike në Ferizaj ku mbeti i v rarë Gazmend Hyseni që njihej me nofkën “Strella” ndërsa i dyshuari për kryerjen e këtij krimi është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, raporton Gazeta Sinjali.

Pas ngjarjes ka pasur reagime në rrjete sociale nga reperët të cilët kanë pasur miqësi me të ndjerin, Gazmend Hyseni.

Fuego në një bashkëbisedim me aktorin kosovar, Zeqir Zullufi në rrjetin social “TikTok”, tregoi se para se të ndodhte rasti, “Strella” kishte qenë së bashku me reperin, Fero.

Në dy video të publikuara në rrjetin social “TikTok”, dëgjohet duke thënë:

“Ky Strella, se e kena shok të përbashkët, tani mbrëmë ma kish çu kerrin e tina, tani kur e morra vesh kah ora 1 i natës, mendova mos janë edhe bashkë valla, tani mirë mu lajmërua edhe Fera, se të keqën nuk ia du askujt kur vjen deri puna deri qaty, po jo ish kon Strella, Strella vet, vet kish ndodh rasti”, tha fillimisht Fuego.

I pyetur nga aktori: E çka të ka thirr Fero, çka ka thanë? “Po, fola edhe me to, se dje ish kon me Feron ai”, u shpreh reperi.

Pastaj pyetet se a është e vërtetë se “Strella” ia ka djegur veturën Butës?. “S’po kom qejf bre brud me fol valla, qata po thom mos, po kanë pas qeto ferrka qeto sene po pa marr parasysh. Shok janë kanë, kanë pas probleme mes veti, ja kanë nis ferrka të vogla edhe qe ku erdh puna te pIumbi.

Po shoku nuk gjuhet pIumb o brud, duhet me pas njeri zemër pak, duhet me pas fytyrë pak”, thotë Fuego.