DMCA.com Protection Status

Ranë në kontakt me rrymën dhe ndërruan jetë, kjo është nëna me dy vajzat (FOTO)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të shtunë në Fushë Arrëz, ku 3 pjesëtarë të një familjeje, nëna dhe dy vajzat e saj kanë humbën jetën.

Shtetaset, Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 18 vjeç dhe Emiljana Kola 15 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.

Personat qzë shihni në foto janë nëna me dy bijat e saj të cilë ndërruan jetë si poasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.