DMCA.com Protection Status

“Ma q*fsh nanën nëse s’të vraj kur të shoh edhe niherë këtu” – 34-vjeçari kërcënon familjarin që e ka në ‘mexhë’

Shumë shpesh kosovarët kanë probleme mes vete për shkak të vijës ndarëse të pronave, e madje ka herë kur këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Një kanosje lidhur me këtë problem ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Burimet e Gazsta Sinjali bëjnë të ditur se një 56-vjeçar është kërcënuar seriozisht nga një familjar i tij, i cili dyshohet se qëllimisht e kishte rrezikuar duke ia goditur me veturë mjetin e punës me të cilin po kryente punë në oborr.

Por 34-vjeçari nuk e la me kaq, pasi që ai vazhdoi ta kërcënojë familjarin e tij me fjalët “Ma q*fsh nanën nëse s’të vraj kur të shoh edhe nihere këtu”.

Duke e parë rrezikun që mund t’i kanoset, 56-vjeçari e denoncoi rastin në Polici, intervenimi i të cilëve ka qenë i menjëhershëm.

I dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim dhe me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Kanosje’. /Gazeta Sinjali