DMCA.com Protection Status

Ky është 23-vjeçari kosovar që vdiq në një aksident në Shkup (FOTO)

23-vjeçari, Herolind Çitaku nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen drejt Shkupit.

23-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30.

Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë, për shkak që ende nuk dihet se kur do të përfundojë obduksioni.