DMCA.com Protection Status

“I ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit reperit Buta”, flet ish-avokati i të dyshuarit për vrasje në Ferizaj

Pas ngjarjes së ditës së shtunë në qytetin e Ferizajt, ku Q.J v rau shokun e tij G.H, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se i dyshuari pasi që ka shtënë me armë, i ndjeri ka ndërruar jetë aty për aty.

“Këtë e ka konstatuar edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj”, ka thënë Zenuni.

Sipas tij, dyshimet e para kanë qenë tek vetura e cila është djegur nga i ndjeri.

“Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria, ku i ndjeri ia ka djegur veturën vëllaut të dyshuarit, pra vëllaut të reperit Buta, ku vetura ka një vlerë afro 70 mijë euro, që mes tyre ka pasur thëmbime për këtë” u shpreh Zenuni

Sipas Zenunit, informacionet jozyrtare kanë bërë të ditur se i dyshuari është pIagosur nga një zyrtar.

Gjatë ditës së shtunë Krasniqi është ftuar nga Oda e Avokatëve.

“Ditën e shtunë jam ftuar nga Oda e Avokatëve dhe jam caktuar sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Së bashku me kryeprokurorin e prokurorisë themelore në Ferizaj dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, Zenuni ka qenë në koordinim ku pas konsultimeve ata janë nisur drejt Prishtinës në QKUK aty ku ishte edhe i dyshuari.

Gjendja e të dyshuarit është konstatuar nga doktorët dhe pastaj është mbajtur seanca dëgjimore në QKUK.

“Kemi biseduar me mjekun kompetent dhe ai e ka konstatuar gjendjen e tij dhe pas kësaj është mbajtur seanca dëgjimore në objektin e QKUK ku dhe prokuroria themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit” ka thënë Zenuni.

Teksa Zenuni kishte takuar të dyshuarin sipas tij gjendja shënetësore ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

“Sa i pëerket gjendjes shëndetësore së tij kur u mbajt seanca dëgjimore në QKUK jam takuar me të dyshuarin ai nuk ka qenë në rrezik për jetë, pIagën më të madhe e ka tek nofulla por në koordinim me doktorin, prokurorin nuk e kemi pyetur shumë sepse nuk ishte në gjendje të flasë por sipas mjekut ai mund te përgjigjet me po ose jo” shtoi Zenuni.

Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria ku i ndjeri ia ka djegur veturën vllaut të dyshuarit ku ka një vlerë afro 70 mijë euro ku mes tyre ka pasur thëmbime për këtë,

”Sipas familjarëve të të dyshuarit, i ndjeri i ka dërguar foto të arkivolit në rrjete sociale reperit Buta”, ka shtuar Zenuni.