DMCA.com Protection Status

Tentim vrasje në Prishtinë, pIagoset sigurimi i ‘Zone Club’ (DETAJE)

Në orët e mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një tentim v rasje te “Përroi i Njelmët”, në Prishtinë, ku një person është gj uajtur me kaIIashnikov derisa ishte në veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u suImua është K.P. (emër i njohur për redaksinë), sigurim i diskotekës “Zone Club”, i cili ka pësuar pIagë për shkak të suImit me a rmë.

Siç mëson Sinjali, viktima dyshon se u gjuajt me a rmë nga një veturë ku dyshon se ishte një person të cilin s’e kishte lejuar të hyjë në diskotekë gjatë ditës së djeshme.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, ndërkohë që zyrtarët policorë kanë gjetur disa gëzhoja të kallashnikovit.

Përveç lëndimeve që ka pësuar viktima, edhe në automjetin e tij janë shkaktuar dëme nga suImi me a rmë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “t entim vrasje” dhe të nisin hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe arrestimin e tij.