DMCA.com Protection Status

“Na shkoi më i miri”, mesazhi prekës për të riun që u vra dje (FOTO)

Nën riga të shiut e me ceremoni fetare është varrosur sot, Gazmend Hyseni, i cili u v ra në orët e para të së shtunës, në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.

Numër i madh qytetarësh ishin të pranishëm në ceremoni, ku ishin edhe shumë fytyra publike.

Në mesin e pjesëmarrësve, ishte edhe producenti i njohur, Bini Nebihu.

Producenti, i cili kishte miqësi me të ndjerin, ka shpërndarë një foto në llogarinë e tij në Instagram me mbishkrimin “Na shkoi më i miri. Pusho në paqe Strellë“.