DMCA.com Protection Status

“Ka me t’vra, ty e vllaznit e tu” – Ky është burri që suImoi gruan e tij në Prishtinë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të dh unës në familje që u denoncua nga një grua në Veternik të Prishtinës, e cila e njoftoi Policinë për dhunën fizike e k ërcënimet e bashkëshortit të saj. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, kur si rezultat i denoncimit Policia arriti ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi që u ndalua për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “dh unë në familje” është Naim Smaka, 47-vjeçar.

I njëjti dyshohet se i ka shkaktuar l ëndime trupore bashkëshortes së tij, duke e suimuar me pjata, deri në atë pikë kur përIeshja ka eskaluar edhe në k ërcënime me v rasje.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, por kjo gjë e ka r evoltuar të d yshuarin, i cili në momentin që gruaja e tij ka marrë vendim që ta njoftojë Policinë, ai e ka k ërcënuar me fjalët se “ka me të v ra, edhe vëllezërit ka me t’i mbytë”.

Por ky k ërcënim nuk e ka ndalur viktimën, e cila ka arritur që të njoftojë Policinë dhe i dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.