DMCA.com Protection Status

Tragjike: Nëna dhe dy vajzat vdesin pas kontaktit me rrymën – Detaje rrënqethëse si ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me tragjedinë e trefishtë që ka ndodhur në Fushë-Arrëz, para pak çastesh. Mësohet se viktimat e kësaj tragjedie janë: Prendushe Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Emiljana Kola 16 vjeçe. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Mamaja e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike. Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje mund të kishte pasur fund edhe më tragjik pasi djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa pIagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak/ Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.