DMCA.com Protection Status

Qëlloi së paku 5 herë mbi trupin e viktimës, dalin detaje të reja

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gj uajtjeve me a rmë z jarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur Gazemend Hyseni, 30-vjeçar.

Lidhur me rastin, Sinjali ka mësuar në detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari, Qendrim Januzi, 30-vjeçar për v rasjen e bashkëmoshatarit të tij Gazmend Hyseni, u g odit me një pIumb në nofull, ku sot në orët e para të mëngjesit iu është nënshtruar operacionit në QKUK, që tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Burimet bëjnë të ditur se pIagosja e tij është bërë nga pjesëtari i policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, të cilët ishin rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e transportuar një person të ndaluar për në qendrën e paraburgimit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoIetë në dorë duke ikur, pasi kishte sh tënë së paku pesë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoIetë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për v rasje të rendë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.

Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se tashmë janë siguruar prova materiale dhe video incizime që provojnë se si ka ardhur deri tek v rasja e rëndë.