DMCA.com Protection Status

“Po iu vjen dita, kom me iu q* familja” – Mossi i thotë Butës dhe vëllaut të tij

Një prej reperëve më problematik në industri, Mossi – pionier i subz hanrit drill – i është bashkuar vlugut të diskutimeve dhe rrethanave kontroverse që i dha fund jetës së Gazmend Hysenit, i njohur si “Strella”, në Ferizaj.

“Strella” dyshohet se u v ra nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit të njohur, kultivues i subz hanrit “trap”, Buta.

Njëri prej atyre që ka pasur probleme të kahmotshme me Butën brenda suazave artistike dhe jashtë saj është Mossi, derisa dyshja ka shkëmbyer dissa direkt ndaj njëri-tjetrit, më shumë se një herë.

Prej “Psikopat” e deri te “Hijo de Puta”, gjithçka duket se ka filluar me rreshtin “ti je zotëri ndjenja, ama na nuk kena ndjenja” – derisa Nacionale së shpejti do të publikojë detaje të pathëna e padëgjuara më parë rreth komplet narrativës që po del të jetë ndryshe nga ajo që mund të hamendësoni në shikim e dëgjim të parë.

Sidoqoftë, problemet mes Mossit dhe Butës janë shumë mirë të dokumentuara – e drejt të themi.

Në fakt, janë prej rasteve unike në industri ku nuk i është lënë hapësirë hamendësimit përmes rreshtave subliminal, siç bëjnë reperët e tjerë, me të dy që i janë drejtuar njëri-tjetrit direkt me emër.

U rrejtja mes dyshes duket të jetë aq e madhe dhe aq e rëndë, sa nuk kursehen të sh arat e nënçmimet e rënda edhe në raste të tilla, jashtëzakonisht të ndjeshme, si kjo e sotit.

Mossi, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Krasniqi, ka publikuar tri storje në Instagram me përmbajtje të rëndë eksplicite, ku i drejtohet Butës dhe të dyshuarit kryesor për k rimin.

“Ju jeni moterq*ra që mësyni shokët pej tute, jau q*fsha të gjallët e të vdekurit, se është t’u ju ardhë dita shumë shpejt.

Burri që është burrë nuk mytë shokun asnjëherë, por po vjen dita. Ka me ju q* familja ma shumë se përpara, edhe shumë shpejt, besën e keni.”

Pak më vonë, Mossi publikoi një storie të dytë, ku tha: “Po vijnë ditë të zeza, me rob shpije, hehehe”, para se të publikonte një storie të tretë, ku shprehet: “E qishtu kur s’ki b*th vet, i merr n’qafë tjerët”.

Realisht, është e vështirë të jesh politikisht korrekt kur flet për gjëra të tilla si ‘dissat’ në industrinë e muzikës, sidomos në subz hanrin e hip-hopit.

Krejt narrativa e të bërit një diss sillet rreth përpjekjeve për ta ofenduar, treguar mungesë të theksuar respekti dhe elementeve tjera të cilat në një shoqëri bashkëkohore do të konsiderohen fuqishëm si anti vlera dhe me të drejtë.

Por, në të njejtën kohë, a nuk është kjo krejt ajo çka përfaqëson hip-hopi dhe arsyeja pse është kaq i popullarizuar si zhanër?