DMCA.com Protection Status

Ky është i riu kosovar që u vra sot (FOTO)

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përIeshje me armë zjarri në Ferizaj.

Nga kjo përIeshje ka humbur jetën një person, si dhe një tjetër është pIagosur.

Sinjali mëson se personi i cili u vra nga gjuajtja me armë zjarri është Gazmend Hyseni, 30-vjeçar.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët e viktimës.

“Me shumë dhimbje Ju njoftojmë se sot ndërroi jetë më i dashuri jonë, Djali e nipi jonë i dashur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J. i moshës 30-vjeçare, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., 30-vjeçar, i cili si pasojë e pIagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

“I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia njoftoi që me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Detaje të reja nga gjuajtja me armë në Ferizaj ku vdiq një person, Policia pIagos të dyshuarin