DMCA.com Protection Status

Ky është i dyshuari që i mori jetën të riut sot në Ferizaj (FOTO)

Pak më parë u raportua për një v rasje e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i v rarë 30-vjeçari Gazmend Hysenaj.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është Qendrim Januzi.

Ashtu siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i dyshuari Q.J është kapur me armë në dorë, në po atë vend.

Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari ka rezistuar t’i bindej urdhërave policorë dhe si rezultat derisa është kthyer kah zyrtarët policor me armë në dorë, ka nxitur reagimin e Policisë, ku njëri nga policët ka shtënë në drejtim të tij duke e pIagosur.

Qendrim Januzi është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim në QKUK.