DMCA.com Protection Status

I riu që u vra e kishte ther Mozzikun për Butën, sot ai dyshohet se u vra nga vëllai i reperit (VIDEO)

V rasja në Ferizaj i ka vënë dritë një aspekti që të gjithë e neglizhojmë dhe injorojmë derisa na “kërcen” para fytyrës – glorifikimin e dhunës në hip-hop.

Sigurisht, tingëllon e duket interesante kur dëgjon një reper duke kërcënuar një tjetër, por të gjithë njëzëri e dënojmë kur realisht dhuna zë vend në praktikë.

Fyrjet verbale gjithmonë janë pikënisje e diçkaje që pastaj mund të agravojë deri në një pikë të pakthyeshme – marrjes e humbjes së një jete njeriu.

Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella”, humbi jetën pasi mbi të u shti me armë zjarri nga i dyshuari Qëndrim Januzi, i njohur si “Rifa”, i cili poashtu është edhe vëllai i reperit të njohur, Buta.

“Strella” në të kaluarën gëzonte një miqësi të afërt me Butën dhe vëllain e tij, madje duke u përmendur nga reperi në platforma të rëndësishme televizive, si emisionin “NIN”, në Klan Kosova.

I njëjti kishte qenë protagonist në një incident tjetër të Butës me reperin rival nga Ferizaj, Mozzik.