DMCA.com Protection Status

Detaje të reja nga krimi në Ferizaj: Polici në rroba civile e pIagosi të dyshuarin (VIDEO)

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja në lidhje me v rasjen që ndodhi në Ferizaj.

Jashari në një prononcim për gazetën Nacionale ka treguar se një polic me rroba civile ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes. Jashari ka bërë të ditur se i dyshuari është operuar në spital.

“Personi i dyshuar është në sptial, është operuar. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit. Një person është v ra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë fillimisht Jashari.

Polici në rroba civile kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e shoqëruar një të dyshuar tjetër për në stacion.

“Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka theksuar Jashari.

Duke folur për motivet që çuan deri te v rasja, Jashari tha se është ende herët.

“Motivi i v rasjes ende nuk dihet sepse vetëm një dëshmitar është intervistu kurse personat që kanë qenë me të dyshuarin jo”, theksoi Shukri Jashari për Nacionalen.

Burime të Nacionales theksojnë se viktima është në gjendje stabile.

“Ka ardhë mbrëmë në Emergjencë. Ka qenë i pIagosur por gjendjen e ka stabile. I kemi dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore. Po e vazhdon trajtimin e mëtejmë”, thotë burimi.

E i dyshuari dhe viktima deri vonë kanë qenë miq, por kohëve të fundit kishte pasur disa probleme.

ÇFARË NDODHI?

Një v rasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ferizaj.

Gazeta Nacionale ka mësuar se i përfshirë në v rasje është vëllau i reperit Buta, Qëndrim Januzi.

I dyshuari dhe viktima deri vonë kanë qenë miq, por kohëve të fundit kishte pasur disa probleme.

Disa ditë më parë, reperit Buta i ishte djegur edhe vetura. Nacionale ka mësuar se kishte dyshime, që veturën e Butës e kishte djegur pikërisht personi me inicialet G.H që mbeti i vdekur sonte.

Nacionale ka siguruar edhe pamjet e djegies së veturës, gjithashtu edhe momentin e v rasjes së sotme.

“Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me a rmê zjarri.

Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, kanë njoftuar nga Policia.