DMCA.com Protection Status

Këta janë dy të arrestuarit për suImin ndaj pronarit të barnatores ‘Rexal’ (EMRAT)

Prokuroria e Prishtinës ka ndaluar dy persona të dyshuar për rastin e ka nosjes së Arbnor Alidemës, vëllait të Dashnor Alidemës, pronarit të barnatores “Rexall” i cili u suImua para disa ditësh në Prishtinë.

Prokuroria ka njoftuar sot se po vijon hetimet për rastin e suImit ndaj Dashnor Alidemës, i cili ndodhi të hënën në Prishtinë.

Ndërkaq, organi i akuzës ka ndaluar për 48 orë dy të dyshuar për ka nosjen e vëllait të tij, Arbnor Alidemës.

“Me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, më 25.05.2022, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik lidhur me rastin ku i dëmtuar është pronari i barnatores “Rexall”, në Prishtinë, D.A., i cili para disa ditësh është suImuar nga disa persona me mjete të forta, ashtu që, prokurori kujdestar, ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, derisa më 24 maj 2022, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ka nosja”, nga neni 181 të KPRK-së, ku i dëmtuar në këtë rast është A.A., (vëllai i të dëmtuarit të lartcekur)

dhe me aktvendim mbi ndalim janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarit B.M. dhe A.S., si dhe ndaj të njëjtëve, më 25.05.2022, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, në drejtim të veprës penale “K anosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndaj çështjeve penale, Prokuror i Shtetit është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në koordinim me policinë për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave.

Dy personat e dyshuar për suImin br utal ndaj pronarit të barnatores ‘Rexal’ në Prishtinë janë arrestuar sot.

Burimet e Gazetës Sinjalit bëjnë me dije se dy të dyshuarit janë dy vëllezërit Veton dhe Albert Cakolli.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.