DMCA.com Protection Status

E rëndë: Ndërron jetë vajza e re kosovare (FOTO)

Një lajm jashtëzakonisht i dhimbshëm është vdekja në moshë të re të Diona Bajgorës nga Podujeva, shkruan Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga familjari i të ndjerës, profesori llapjan, Arton Bajgora.

Ai ka theksuar se nesër do të njoftojnë rreth kohës së varrimit.

Njoftimi i plotë nga Arton Bajgora;

“Me pikëllim të thellë, të dashur miq e familjar ju njoftojmë se ndërroi jetë vajza jonë
Diona (Arben) Bajgora. Varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e shtunë. Për orën e varrimit do të njoftojmë nesër”, ka shkruar Bajgora.