DMCA.com Protection Status

“Ty kam me ta q* krejt familjen dhe krejt një nga një kam me iu pre”, kështu ndodhi ngjarja

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të suImit ndaj personit zyrtar, ku një polic u kërcënua dje në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Zyrtari i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është kërcënuar dhe ofenduar me fjalë të rënda nga një person i cili po qëndronte i ulur në një kafene.

Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit në Polici, njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar i cili është Veton Kelmendi, 30-vjeçar.

Sipas burimeve Kelmendi i ishte drejtuar policit me fjalët ‘ty kam me ta q* krejt familjen dhe krejt një nga një kam me iu pre’, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Burimet e Sinjalit thonë se Kelmendi është emër i njohur për Policinë e Kosovës, pasi që edhe më parë ka pasur raste të hapura ndaj tij.

Veton Kelmendi është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim dhe më pas atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.