DMCA.com Protection Status

Kjo është rroga marramendëse që Arben Vitia merr në spitalin privat

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka drejtuar pyetje ministrit të Shëndetësisë, Rifat Lafiti, lidhur me raportimet për punësimin e ish-ministrit, Arben Vitia, në një nga klinikat private në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu e ka pyetur Latifin se a është në dijeni se punësimi i Vitisë në këtë klinikë, ku thuhet se merr rrogë 5 mijë, dyshohet se është konfIikt interesi.

“Në media është raportuar se ish ministri ka filluar punën në kompaninë “Olive”. Në foton e publikuar në media ai shihet në stafin e kësaj kompanie. Sipas raportimeve Vitia do të ketë pagë të majme deri 5 mijë euro.

A është kjo konfIikt interesi pasi ajo kompani është licencuar për PCR nga Ministria e Shendetësisë. Sipas ligjit për parandalimin e KonfIikt interesit zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet ose të emërohet deri në dy vite pas përfundimit të funksionit publik”, pyeti Haxhiu.

Lidhur me këtë ministri Latifi, deklaroi se çdo qytetar mund të punësohet kudo.

‘’Është e qartë se kjo pyetje është jashtë konformitetit tim me u përgjigj. Nëse është shkel Ligji, organet përkatëse do të merren me të. Por çdo qytetar ka të drejtë të punojë aty ku ka dëshirë, qoftë në sektorin privat, qoftë në publik’’, tha Latifi.

“Mosveprimi përkon konfIikt interesi edhe për juve’’, ia ktheu Haxhiu.