DMCA.com Protection Status

E dhimbshme: Vdes i riu kosovar në një aksident trafiku në Zvicër (FOTO)

Gjelbrim Jasiqi, 33-vjeçar nga Juniku ka humbur jetën si pasojë e një aksident që ka ndodhur në Zvicër, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në njoftim bëhet e ditur se 33-vjeçari ka lënë mbas vetes nusen dhe djalin 1-vjeçar.

“Pas një aksidenti në Zvicer humbi jeten nipi im djali i motres Gjelbrim Jasiqi në moshen 33-vjeqare la mbas vetes Babin Nënën ,nusen me djalin 1-vjeqar dhe dy motrat e tij”.

“Do mbetet kujtim gjith jeten si djalë me zemer dhe shpirt të bardhe zoti të dergoft në xhehnet ishe dhe do mbetesh pika ime e dobet në familjen që na rrethon”, thuhet në njoftimin e familjarëve.