DMCA.com Protection Status

Ky është këngëtari i njohur kosovar që u arrestua, suImoi policët (FOTO)

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të suImit ndaj zyrtarëve policorë, në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, pasi shqiptuan një gjobë për kundërvajtje në trafik ndaj një 42-vjeçari. I mllefosur me dënimin që mori, i dyshuari suImoi policët, por që njësia policore arriti ta vë nën kontroll dhe ta arrestojë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u prangos nga Policia është këngëtari nga Gjakova Alban Shehu, i cili me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ashtu siç raportoi Sinjali, rasti ndodhi pasi i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunojë me Policinë dhe kishte filluar që t’i suImojë policët fizikisht, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë pësoi lëndime trupore, për çka u desh të kërkonte ndihmë mjekësore.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe shoqëruar në Stacion Policor të dyshuarin, i cili nuk ka dhënë deklaratë për shkak se ka qenë në gjendje të dehur.

Kujtojmë se jo rrallëherë zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze të cilat shumë herë eskalojnë edhe në suIme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.