DMCA.com Protection Status

“Keni me ma pa sherrin, juve nanën ua q*j edhe ata që ju udhëheqin”, kështu ndodhi ngjarja

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar mbrëmë në fshatin Raushiq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka filloi kur njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes ku një 25-vjeçar kishte goditur me veturë një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore.

Gjatë kohës që policët po kryenin detyrën e tyre zyrtare duke bërë ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, 25-vjeçari ka filluar të bërtas duke kërcënuar dy pjesëtarët e Policisë me fjalët “kush jeni ju që keni ardhë këtu”, “mua s’ma nin hiç kush jeni ju, keni me ma pa sherrin, ju edhe ata që ju udhëheqin, juve ua q*j”.

E në ndihmë policëve u kishte dalë rreshteri policor i cili po ashtu u përball me kërcënimet e shoferit që shkaktoi aksidentin, duke i thënë “ta njoh fytyrën unë ty” dhe “ke me ma pa sherrin”.

Për shkak të sjelljeve të tij, 25-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe është iniciuar rasti ‘Kanosje’.