DMCA.com Protection Status

E rëndë: Vdes 20 vjeçarja që u aksidentua (FOTO)

Ka ndërruar jetë, e reja E. Avdullahu nga Krusha, e cila ishte aksidentuar më 17 maj në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Indeksonline/