DMCA.com Protection Status

Lajm i hidhur: Vdes Brahim Uka, prindi i fëmijut të mbytur në lumin Iber vite më parë (FOTO)

Ka vdekur Brahim Uka nga fshati Çabër, lokalitet i banuar me shqiptarë në Komunën e Zubin Potokut.

I ndjeri ishte i shtrirë në spital, dhe vuante nga një sëmundje.

Vite më parë të ndjerit Brahim Uka iu kishte mbytur një fëmijë në pusetat e krijuara pranë lumit Iber në fshatin Çabër.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë përmes një postimi, biri i tij, Shkelqim Uka, përcjell Jepi zë.

Postimi i plotë:

Ne të Allahu jemi dhe vetëm tek aj do të kthehemi.

Të nderuar familjar, miq e dashamir ju njoftojme se sot ka ndërruar jete babi im Brahim Nazif Uka.

Varrimi behet sot me daten 24.05.2022 ne ora 13:00 ne varrezat e fshatit Qaber