DMCA.com Protection Status

‘Duhet me vra këtë qen’, kështu ndodhi ngjarja mes qytetares dhe kryetarit të komunës

Një koment i shkruar në vitin 2020 ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me dënim me burg me kusht prej 3 muajsh qytetares V.A. E njëjta nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit nëse brenda afatit 1 vjeçar nuk e përsërit veprën penale.

“Duhet me e v ra këtë qen”, ka qenë komenti problematik i qytetares ndaj kryetarit Muhaxheri, për të cilin shteti është vënë në veprim.

Dosja e prokurorisë, siç raporton Kallxo.com, thotë se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri është ndjerë i frikësuar nga ky koment, duke u ndjere i shqetësuar se në të vërtet do t’i ndodhë diçka e keqe nga e akuzuara.

E akuzuara V. A. e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale, ku ka shtuar se i vjen keq për veprimet e saj dhe është penduar për këto veprime.Aktgjykimi është nxjerrë nga gjyqtari Murat Hulaj, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Dorijan Juniku.