DMCA.com Protection Status

Ky është zyrtari policor që u suspendua nga IPK (FOTO + EMRI)

Inspektoriati Policor i Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e dy zyrtarëve policorë kufitarë, nën dyshimin se të njëjtin kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës” thuhet në arsyetimin e IPK-së.

Një rekomandim i tillë është aprovuar nga prokurori i çështjes, me autorizimin e të cilit kanë nisur edhe procedurat hetimore për zbardhjen e rastit.

Burime të Indeksonline pohojnë se pikërisht një nga këta zyrtarë të suspenduar është Major Fahri Vishi, nga Kaçaniku.

Përgjatë procedurave hetimore, janë intervistuar pesë persona, zyrtarë policorë, të përfshirë në këtë rast, teksa IPK thotë se do të ndërmarrë të gjithë hapat për zbardhjen e plotë të rastit.