DMCA.com Protection Status

Ky është pronari serb i objektit ku iu gjetën 10 mijë fije KANABlSl (FOTO)

Sot u raportua për aksionin e zhvilluar nga Dogana, në asistim me Policinë e Kosovës, në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit, në veri të vendit kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave, por që rezultoi me zbulimin e një laboratori të d rogës.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e m arihuanës në të cilin ishin të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur i legalisht në treg, është Sinisha Nedeljkoviç.

Përpos këtij objekti i cili është në ndërtim e sipër, Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se derisa Policia dhe Dogana ishin në hyrje të lokalit ku duhej të ekzekutohej bastisja, ata kishin kontaktuar me Nedeljkoviç, i cili u kishte thënë se gjendet në Serbi dhe derën nuk mund t’ua hapë askush.

Përballë kësaj situate, personat përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresës ishin detyruar që të kërkonin urdhëresë për hyrje me forcë, mirëpo kjo kërkesë për arsye jolegjitime, thonë burimet, ishte shtyrë derisa filluan edhe të sh tënat me qëllim të zmbrapsjes së Policisë dhe Doganës nga vazhdimi i aksionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se aksioni u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me a rmë au tomatike afër tyre.

Ky aksion u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.