DMCA.com Protection Status

Flet babai i 9 vjeçarit që u mbyt dje: I thashë dil po mos u vono, e nuk m’u kthye hiq

Familjarët, të cilët hapën dyert për ngushllime, nuk e kanë aspak të qartë se si rrodhi ngjarja.

Shiritat e policisë u larguan dhe situata u kthye në normalitet. Por tragjedia që ndodhi një ditë më parë këtu, s’do harrohet kaq shpejtë.

Edhe pse në gjendje jo të mirë emocionale, babai i viktimës, tregon për bisedën e fundit që pati me djalin e tij.

“Kur e kam pyet djalin ku po shkon, tha po shkoj këtu me luajt me shokë. I thashë shko, e mos u vono. Djali u vonua dhe përfundoi në mënyrë tragjike”, tha ai për T7.

Ky thotë se djali i tij që vijonte mësimin në klasën e katërt, ishte mjaft i zgjuar dhe s’beson aspak se ka hyrë me dashje të freskohet në ujë.

Rasti tragjik i së dielës që lamë pas, ka shkaktuar mjaft shqetësim edhe tek banorët e fshatit.

Nga policia e Kosovës kanë theksuar se tashmë hetimet do vijojnë në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.