DMCA.com Protection Status

EKSKLUZIVE: Arrestohen grupi i të rinjëve që grabisnin taksitë në Prishtinë (EMRI+MBIEMRI)

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e grupit që dyshohet se ka kryer së paku gjashtë grabitje të a rmatosura. Tre të arrestuarit janë të moshave të reja, të cilët dyshohen se për muaj me radhë kanë terrorizuar shoferët e taksive të ndryshme në Prishtinë, duke i grabitur nën k ërcënimin e a rmës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për dy vëllezërit Fatlind Ajeti, (21-vjeçar) dhe Fezë Ajeti, (20-vjeçar), si dhe Bleard Kadriu, (19-vjeçar), të cilët janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Si u arrestuan tre të rinjtë?

‘Sebep’ për kapjen e të dyshuarve u bë rasti i fundit i grabitjes së ar matosur, që ndodhi në orët e mesnatës, pasi një shofer i kompanisë “Hej Taxi” denoncoi në Polici se derisa ka qenë duke operuar me taxi, dy pasagjerë ia kanë grabitur pazarin ditor, telefonat dhe kuletëN personale.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë arritur t’i ndalojnë të dyshuarit afër parkut Tauk Bahqe në Prishtinë, me ç’rast të njëjtit janë dërguar në stacion policor për t’u përballuar për veprat që dyshohet se i kanë kryer.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit të të dyshuarve, njësia policore ka gjetur edhe dy a rmë, që të rinjtë i kanë përdorur për t’i kryer grabitjet e a rmatosura, në vazhdimësi.

Gjatë verifikimit të të dyshuarve, burimet thonë se tre të rinjtë që u arrestuan dyshohen se janë të përfshirë në së paku pesë raste të grabitjeve të taksive, si dhe një rast tjetër i grabitjes së një kompanie (postë e shpejtë), në Prishtinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.