DMCA.com Protection Status

E dhimbshme: Varroset 9 vjeçari që vdiq dje (PAMJE)

Dje pasdite një fëmijë 9-vjeçar humbi jetën në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu ka shkruar telegram ngushëllimi për prindërit dhe familjen e tij, për shokët, shoqet e mësuesen e shkollës.
Kadriu tha se çdo prind i Mitrovicës e ndjen dhimbjen për të.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit nxënësit tonë të dashur, Muhamed Deliu. Edhe pse i vogël e i heshtur si karakter, Muamedi i gëzohej secilës ngrohtësi e dashuri që merrte jo vetëm nga prindërit por edhe nga mësuesja, pedagogia dhe nga shokët e shoqet.
Secili prind i Mitrovicës dhe më gjërë, e ndjenë dhimbjen për ty.

Ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjen, për shokët e shoqet, për stafin e shkollës dhe mbarë shoqërinë tonë”
Ndryshe, varrimi i 9 vjeçarit u bë sot në varrezat e Shipolit, me kohën e ikindisë.

Kujtojmë se i ndjeri ishte futur në kanal për t’u larë, gjersa jashtë ujit kishte lënë rrobat dhe bicikletën.
I njëjti është me prejardhje nga fshati Broboniq dhe është i biri i Fadil Deliut, ish-veteranit të UÇK-së.