DMCA.com Protection Status

Arrestohen pesë turq dhe pesë kosovarë gjatë aksionit ‘Gropa’ në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion kundër d rogës, të koduar si “Gropa”, që ka rezultuar me konfiskimin e dhjetëra kilogramëve her0inë dhe ndalimit të 10 personave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në prangat e Policisë ranë pesë persona të nacionalitetit turk dhe pesë shqiptarë nga Ferizaj.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e nark0tikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria përmes një njoftimi ka bërë të ditur se “janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar nark0tike e llojit Captagon- (her0inë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona”.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të d rogës që u kap gjatë këtij aksioni.