DMCA.com Protection Status

FSK në kërkim të personit që ra në lumë në Klinë (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm një person ka rënë në lumin Drini i Bardhë në fshatin Daiq të Klinës, shkruan GazetaDemos.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se Policia dhe Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo trupi i personit në fjalë ende nuk është gjetur.

“Sot rreth orës 8:15 Policia është njoftuar nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në lumin Drini i Bardhë, në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, kanë vërejtur në ujë një trup të një personi, kanë provu me e nxjerrë nga uji mirëpo nuk kanë pasur sukses. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente policore, zjarrfikësit”, tha ai për Gazetën Demos.

Gashi gjithashtu bëri të ditur se tashmë edhe njësitet kompetente të FSK-së janë në kërkim të trupit të personit që ra në lumë, identiteti i të cilit nuk dihet.

Video: