DMCA.com Protection Status

E rëndë: Këto janë gjërat që gjeti Policia në vendin ku vdiq i mituri kosovar (VIDEO)

Një fëmijë i mitur sot u gjet i mbytur në kanalin e “Ibër Lepencit” në Vaganicë të Mitrovicës.

Siç ka bërë të ditur Avni Zahiti zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, i njejti u fut në kanal për t’u larë.

E në vendin ku vdiq djaloshi mitrovicas për të cilin mësohet se ishte i moshës 10 deri 12 vjeç, u gjetën rrobat dhe bicikleta e tij.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur). Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Zahiti.