DMCA.com Protection Status

Ky është i riu kosovar që dyshohet se detyroi nënën të bëjë vetëvrasje (FOTO)

Një rast tronditës dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur dje në rrugën “Fan Noli”, në Pejë, ku një grua 50-vjeçare tentoi të bëjë vetëvr asje pasi u shtyt nga djali i saj.

Kjo ngjarje shokuese dyshohet se ndodhi në orët e mëngjesit, në një pjesë të shtëpisë së familjes Shabi në Pejë. I riu që po dyshohet për veprën penale “shtytje në vetëv rasje” po kërkohet nga Policia, ndërkohë që nëna e tij po trajtohet në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se djali që shtyu nënën e tij të tentojë ta v ras vetën është Edon Shabi, 24-vjeçar, i cili tashmë është shpallur në kërkim policor dhe janë njoftuar të gjitha njësitë policore që nëse i njëjti haset të ndalohet.

Sinjali ka mësuar detaje mjaft të rënda për ngjarjen që ndodhi në një pjesë të shtëpisë së familjes Shabi. Djali 24-vjeçar pamëshirshëm dyshohet se shtyu nënën e tij që t’i jap fund jetës, duke u v arur në litar, por që fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Spitalit Rajonal të Pejës, viktima është duke marrë trajtim mjekësor në këtë qendër dhe gjendja e saj për momentin është stabile.

Policia është njoftuar menjëherë gjatë ditës së djeshme pasi u zbulua se si ka ndodhur ngjarja.

Hetimet për këtë rast tashmë kanë filluar, ku me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “shtytje në vetëv rasje” dhe po zhvillohen hetime për ta kapur të dyshuarin.

Ndryshe, “shtytja në vetëv rasje” është vepër e ndëshkueshme me ligj. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që shtytë ose ndihmon personin tjetër për të bërë vetëv rasje dhe vetëv rasja kryhet, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.” Por nëse si rezultat i veprës penale vetëm është tentuar vetëv rasja, dënimi mund të zbutet.