DMCA.com Protection Status

Flet djali që dyshohej se shtyu nënën në vetëvrasje: Ka qenë aktrim dhe montim i nënës, para aktit ka lajmëruar vëllain dhe fqinjët

Më 18 maj të këtij viti në media u raportua për një ngjarje mjaft të rëndë ku dyshohej se 24-vjeçari, Edon Shabi kishte shtyer nënën e tij të kryej vetëvrasjje në rrugën “Fan Noli” në Pejë, shkruan GazetaDemos.

Me datë 20 maj është lajmëruar në Stacionin e Policisë, por për shkak që nuk kishte fakte për këtë rast që është shtyer nga djali i saj ti merr jetën vetës nëna e tijë, është liruar po të njëjtën ditë brenda pak orësh.

Prokuroria kishte nisur menjëherë hetimet për këtë rast ndërsa, Policia rajonale në Pejë kishte filluar kërkimin për të dyshuarin, për të cilin u raportua se shtyu nënën e tij që t’i jap fund jetës, duke u varur në litar.

Edon Shabi ka kontaktuar sot redaksinë tonë për të dhënë versionin e tij lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ai për GazetënDemos tha se këto raportime nuk janë aspak të vërteta për të cilat i tregoi edhe arsyet e tij.

“Këto raportime nuk janë aspak të vërteta. Unë kam probleme personale, jo me familjen time. Unë qe dy javë nuk kam qenë në shtëpi, as kur ka ndodhur rasti, nuk kam qenë, as në shtëpi e as në Pejë“, tha Shabi.

Ai gjithashtu tregoi se pse sipas tij ndodhi ky rast dhe arsyen që Prokuroria e kishte shpallur këtë rast si “shtytje në vetëv rasje”.

“Tentimi i vetëv rasjes ka qenë aktrim, sepse unë as nuk kam pasur mosmarrëveshje me nënën time, e as nuk jam grindur, Prokuroria e inicoi këtë rast, pa marrë masa hetimore të mëtutjeshme, sepse nëna ime i ka të njohurit në Prokurori“, dha këtë version ai.

24-vjeçari për Demos tha se nga Policia e Kosovës u lirua pasi që ata nuk kishin fakte për këtë akuzë dhe se as nga spitali ku viktima po trajtohej nuk raportohej për ndonjë shenjë dhune apo lëndim.

“Pasi që e kam parë që jam i shpallur në kërkim dhe për çfarë bëhet fjalë, unë jam menduar dhe kam shkuar vetë në Polici, dhe kam treguar se çfarë ka ndodhur. Pastaj u lirova, sepse Policia nuk kishte arsye dhe fakte për shtyrejn në vetëvvrasje të nënës sime, dhe sipas deklarimeve të spitalit nëna ime nuk e kishte asnjë shenjë apo lëndim dhe ishte në gjendje shumë stabile“, tregoi Edon Shabi.

Ai gjithashtu tha se nëna këtë rast e kishte montuar vetë ku para se të tentonte ta kryente aktin kishte njoftuar djalin tjetër dhe fqinjët e saj, gjithmonë dike iu referuar versionit të Edon Shabit.

“Nëna para se ta bëjë këtë tentim vetëvrasjje, e ka lajmëruan vëllaun dhe kojshitë që hajdeni se po du me bo vetëv rasje, këtu dihet e vërteta, që ka qenë montim“, përfundoi ai.

Për këtë rast GazetaDemos do të iu mbajë të informuar edhe në vazhdim, ku pasi të kemi marrë një përgjigje apo një konfirmim nga Policia e Kosovës apo edhe një kundër-reagim nga nëna e Edon Shabit, do ta raportojmë tek ju. /GazetaDemos/

*Foto e ballinës është ilustrim