DMCA.com Protection Status

12-vjeçari u gjet i vdekur nga vëllai i tij në një dhomë të shtëpisë (FOTO)

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bequk të komunës së Vushtrrisë, ku një 12-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Ai dyshohet se ka kryer vetëvr asje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti në Polici është raportuar nga vëllai i të ndjerit, i cili ka bërë të ditur se 12-vjeçarin e ka gjetur të vdekur në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Dyshimet e para janë se i mituri ka kryer vetëv rasje me një armë gjuetie, pasi që në momentin që u gjet pa shenja jete, ai kishte një plagë në kokë e cila u shkaktua nga arma e zjarrit.

Me t’u denoncuar rasti, njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit, mirëpo ende nuk dihet nëse vetëvrasjja është kryer me dashje apo në mënyrë aksidentale.

Po ashtu, Gazeta Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësor, me ç’rast është konstatuar vdekja e të miturit nga mjeku kujdestar.

Sinjali ka provuar që të marrë informacione lidhur me ngjarjen tragjike nga Policia e Kosovës, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.