DMCA.com Protection Status

Parfum “Tom Ford” dhe targa të huaja, çfarë u gjet në dhomën të riut biznesmen (FOTO)

Nuredin Dumani ka treguar sot në SPAK se Ervis Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të v rarë Endrit Doklen. Menjëherë pas kësaj dëshmie, SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste dhe një prej tyre ka qenë edhe për Ervis Martinaj i cili është në kërkim. Kur policia ka shkuar në dhomën e hotelit ku Martinaj qëndronte nuk e ka gjetur aty të kërkuarin e drejtësisë por ka gjetur shumë sende me vlerë që mund të shërbejnë për verifikimin e akuzave ndaj tij.

Në dhomën e tij të hotelit janë gjetur disa targa të huaja, një kaIIashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për k rime, si dhe një parfum “Tom Ford”.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për v rasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit. Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminaIe.