DMCA.com Protection Status

Flasin familjarët e Nazim Bllacës tregojnë se a ka vdekur (VIDEO)

Vëllai i Nazim Bllacës, Liman Bllaca për RTV Dukagjinin i ka mohuar pretendimet e avokatit të Kadri Veselit Ben Emmerson, i cili ka deklaruar gjatë konferencës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, se Nazim Bllaca ka vdekur.

“Nazim Bllaca është i shnosh si molla, është top formë dhe qaq në top formë që është, është në gjendje me shty Kalimashin me gjoks. Ato janë shpifje dhe shantazhe të Ben Emersonit”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar Emersonin se me qëllim ka bërë deklaratë të rrejshme për ta dëmtuar vëllain e tij.

Tutje, ai është shprehur se me Nazim Bllacën është takuar para një muaji.

“E ka ba një dek të rrejshme Emerson… Emersoni nuk mundet me mbrojte Bllacen ai mundet me fol kundër tij…normal që ato janë ai duhet me folë diçka për me mbrojtë Veselin e me sulmu Bllacën. Unë fola me prokurorë të Eulexit edhe thanë që ai është në top formë… Para 10 min kam folë me prokuorë…është në gjendje të mirë shëndetësore.Me Nazimin kam folë para 2 jave, e kamë parë para 1 muje, kemi nejtë e kemi pi”, ka thënë ai.

Nazim Bllaca publikisht kishte dalë në skenë në vitin 2009 dhe kishte deklaruar për vete se kishte qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), dhe se në emër të kësaj organizate kishte kryer krime të ndryshme.