DMCA.com Protection Status

Emocionuese: Biri i ish ushtarit të ndjerë të UÇK-së, sot u bë ushtar i Kosovës (FOTO)

Arbnor Spahiu është një ndër 257 ushtarët e rinj që i janë bashkuar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Arbnori është i biri i ish ushtarit të ndjerë të UÇK-së, Agron Spahiut, i cili ishte pjestarë i brigades “Tigrat e Zi”.

Agroni, ushtari i njohur që ka qenë edhe major në FSK, ka vdekur para 9 muajve.

Ndërsa sot, ai do të ishte shumë krenar për të birin i cili u betua për vendin e tij, duke e trashëguar amanetin e babait.