DMCA.com Protection Status

“O s’ki me pas vend kun, pa ta q* nanën pIumb s’e la”, kështu ndodhi ngjarja mes babait dhe djalit

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dh unës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dh unë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë është raportuar edhe mbrëmë pas mesnate, në rrugën “Hajrullah Zymi”, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që një 58-vjeçar kishte me djalin e tij, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe në familje.

Sipas burimeve të Sinjalit, babai ka përshkruar në detaje problemet me djalin e tij, nga i cili kishte mbetur i shokuar në momentin kur e kërcënoi me fjalët se “o ‘ski me pas vend kun, pa ta q* nannë pIumb nuk ka me lanë”.

Përballë situatës që u përballë në shtëpinë e tij dhe i frikësuar tejmase, babai vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia, për të parandaluar ndonjë rast tragjik që mund ta shkaktonte i biri.

Si rezultat i denoncimit të tij, Policia ka shoqëruar për në stacion policor të dyshuarin 25-vjeçar, i cili ka dhënë deklaratë për rastin e kanosjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari B.G., është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “kanosje”.