DMCA.com Protection Status

Kjo është zyrtarja policore e cila u rrah nga rreshteri (FOTO)

F.Kastrati është emri i policës e cila është rr ahur rëndë nga rreshteri policor, Senad Hamzic. Rasti ka ndodhur në Pejë ndërsa polici tashmë është prapa grilave. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot njoftoi se hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Motivet e këtij suImi ende nuk dihet, transmeton IndeksOnline.

“Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë prokuroria themelore në Pejë pritet të kërkoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit, Hamzic.