DMCA.com Protection Status

Këta janë personat që i morën jetën të riut Hasan Berisha (FOTO)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për ‘’V rasje të rëndë’’.

‘’Vrasja e rëndë’’ e 30-vjeçarit Hasan Berisha dhe pIagosja e vëllait të tij, Kastriot Berisha 32-vjeç, ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’.

Personat e dyshuar që po kërkohen nga Policia janë Hyqmet Qorri dhe Lirim Tusha.

“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati. Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.”